Nëse do të merrnim një këshillë nga Jonida Maliqi për modën është fare e thjeshtë: sa më shumë veshje të zeza në gardërobë. Sipas saj, të shpëtojnë gjithnjë dhe kush tjetër mund ta thotë këtë më mirë sesa një nga vajzat më të spikatura për stilin?
Megjithatë, eksperimentet e saj nuk kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme. Të paktën kur këngëtarja i sheh tani në retrospektivë dhe i gjykon me sy më kritik. Në një nga intervistat e saj të dikurshme, Jonida Maliqi është shprehur se vetullat tatuazh janë një nga pendesat e saj më të mëdha në aspektin e paraqitjes. Madje, në programin “Rudina” në Tv Klan u kërkon falje mikeshave që ndoqën trendin e vendosur prej saj.
Rudina Magjistari: I bëre ti dhe kushedi sa vajza pas teje.
Jonida Maliqi: Që 17 vjeç! Mora në qafë shumë vajza të ekranit, shumë mikesha të miat, kolege të cilave u kërkoj falje sot!
Rudina Magjistari: Tani dukesh shumë bukur!
Jonida Maliqi: Çfarë kam hequr t’i heq!
Rudina Magjistari: Më thuaj çfarë ke bërë ti tani, zgjidhja?
Jonida Maliqi: Kam bërë seanca lazeri të cilat i hoqa komplet, totalisht vjet dhe pastaj m’u desh që t’i ribëja në një formë tjetër pak më natyrale, pudër, jo më ai tatuazhi i mirëfilltë sikurse e kam në trup. Vërtet e kam vuajtur shumë. Këto janë ndoshta edhe gabime të brezit tonë, të risive që vinin asokohe, të trendeve, plus duke qenë në ekran unë kam qenë gjithmonë shumë e guximshme dhe ndonjëherë merrja në konsideratë vetëm dëshirën time, jo pasojat sesi do të vinte jeta më vonë. Shyqyr, sot teknologjia e mjekësia kanë avancuar kaq shumë sa kanë edhe zgjidhje.





