Ndërsa një pjesë e madhe e personave të njohur të ekranit shqiptar kanë zgjedhur të heshtin për vrasjen e Klodjan Rashës nga efektivi i policisë, ka nga ata që kanë reaguar për protestën e një ditë më parë.
Protesta përshkallëzoi në dhunë mes qytetarëve dhe forcave të policisë dhe kjo gjë nuk i është dukur aspak normale këngëtares Jonida Maliqit, e cila në një postim në Instastory shkruan se kjo sjellë është prej huliganësh dhe kafshësh.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë… Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”





