Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, mbrëmjen e sotme është e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku rrëfeu ndër të tjera se moderatorin Ermal Mamaqi e ka pasur shok në lice.
Diçka tjetër që me shumë gjasë iu ka shpëtuar edhe ju, është fakti që Jonida nuk i ka folur Ermalit 3 vite me radhë. Të paktën kështu deklaroi vetë ajo, kur duke qeshur rrëfeu: “3 vjet nuk i kam folur me gojë Ermalit sepse i bënte pritë gjithë shoqeve të mia. Kisha ankth kur e shikoja se e dija që do bënte ndonjë bëmë! Më dukeshe pak i çuditshëm!”
Nga ana tjetër, Ermali në humor e sipër i tha që tani janë shokë të mirë dhe që duhet të takohen më shpesh.





