Gazetarja dhe moderatorja e "Pasdite në Top Channel" Jonida Shehu ka sjellë mëngjesin e sotëm në jetë vogëlushen e saj.
Prezantuesja ka publikuar një foto në Instagram nga salla e operacionit, ku ka dhe qenë çasti i parë i njohjes me vajzën e saj. Nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë. Kristal është emri që gazetarja ka zgjedhur për vajzën e saj."KRISTAL ,JOLA , dhe UNE. Me gjithe friken time cdo gje shkoi mrekullisht mire. Dokt Jola sdi cte them per ty, kush ka provuar profesionalizmin tend e kupton qe fjalet jane te teperta,"-shkruan Jonida krahas fotos së publikuar në Instagram.






