Tre muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes Emi, prezantuesja dhe aktorja Jonida Vokshi ka vendosur të publikojë në rrjet fotot e saj të para.

Ndërsa shfaqet e lumtur teksa e mban në krahë, ajo shkruan në instagram: “Sonte donim te ju prezantojme me Emin tone e cila ju perqafon shume. P.s. Besniku sigurisht komenton: E bukur si baba vet”.

Jonida dhe Besniku janë njohur në xhirimet e serialit “O sa mirë” dhe tashmë aktorja ka vendosur të jetojë në Prishtinë.