Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besniku vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën vendosën ta quanin Emi. Ndonëse nuk kanë kaluar shumë kohë, çifti i njohur mendojnë që tani për zgjerimin e familjes.
Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Jonidës iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të fëmijëve edhe në lidhje me jetën private.
“Kur do të bëhesh nëna e një djali?”– ishte njëra nga pyetjet.
“Në fakt, për këtë Besniku ka thënë se duhet të bëjmë edhe një vajzë dhe pastaj do bëjmë një çun. Dhe meqë kështu do burri, ia lëmë në dorë burrit”,- tha aktorja duke qeshur.
Si çdo prind i ri, edhe Jonida me bashkëshortin e saj nuk kanë ditur se si ta mbajnë një fëmijë të porsalindur, duke pasur parasysh brishtësinë e tyre.
Ndër të tjera, Vokshi tregoi se pas lindjes, Emi qante shumë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe për këtë arsye, Besniku kishte nisur të lexonte dhe të praktikonte metoda të ndryshme për ta qetësuar.





