Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Një ditë e vështirë për Jorin, kjo pasi ka humbur një person të afërm të saj. Me anë të një Instastory Jori ka treguar se halla e saj ka ndërruar jetë.