26 gusht 2013- Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook në lidhje me konferencën e organizuar nga kreu i Partisë Socialiste me arkitektë, urbanistë dhe ekonomistë të huaj.

Tabaku është shprehur se Rama fillimisht duhet të kërkonte falje për betonizimin e territorit të Tiranës. “Reflektim pa mea culpa! Kush e la Tiranën pa plan për 11 vite? Kush e betonizoi atë?”, shkruan Tabaku në Facebook.