Ditën e sotme, deputetja demokrate Jorida Tabaku, është fotografuar duke dalë nga Presidenca.
Kujtojmë që, sot është afati i fundit për presidentin që të shprehë qëndrimin e tij për ndryshime ligjore për komisionet hetimore.
Prezenca e Tabakut në Presidencë, duket se ka të bëjë me çështjen në fjalë.
Më herët, presidenti i kishte bërë thirrje opozitës që të konsultohej për ndryshimet ligjore.
Siҫ duket, presidenti ka dashur t’i shkojë deri në fund sqarimit të personave me relevancë nga opozita.