Shqipëria zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Kroacisë, por në fund vetëm një pike, falë barazimit 2-2 nëpërmjet golit të Klaus Gjasulës në minutat shtesë.

Kombëtarja dominoi kroatët në pjesën dërrmuese të duelit në Hamburg, sfidë ku të mëdha janë pengjet sa u përket rasteve të shpërdoruara, por jo vetëm.

Gjithsesi, Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë fitoren në ndeshjen e 24 qershorit përballë Spanjës. Që do të sillte kualifikimin e çmendur në grupin më të fortë në Gjermani 2024.

Në një postim në rrjetet sociale, trajneri i ri i Fenerbahces, në Superligën turke, i cili ndjek lojën e portierit të tij Livakovic, që mbron portën e Kroacisë, nuk i kursen elozhet për Kombëtaren e gjithë shqiptarëve.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.

Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”.