Jose Mourinho, ka marr një ofertë tunduese nga ekipi i Al Qadsiah, që militon në Ligën e Parë Saudite.
Trajneri portugez ka fituar gjithçka në Europë, dhe një aventurë në Lindjen e Mesme do të ishte intriguese për të.
Mourinho ka fituar tri Premier League, dy Champions League, La Liga, dy Serie A, Europa League dhe Conference League mes trofeve në CV-në e tij.
Megjithatë, i vetëshpalluri ‘Special One’ është pa punë që nga janari pasi u shkarkua nga AS Roma.
Por kohët e fundit 61-vjeçari ka qenë i lidhur me një rikthim të tretë në Stamford Bridge te Chelsea. Trajneri aktual Mauricio Pochettino ka qenë nën presion këtë sezon pasi Blutë zhgënjyer për t’u renditur në katër vendet e para.
Sipas tabloidit The Sun, nëse Todd Boehly dëshiron të rikthejë Mourinhon, ai do të duhet të veprojë shpejt.
Gjithashtu edhe ekipet e kreut si Al Nassr dhe Al Hilal po kërkojnë gjithashtu shërbimet e Mourinho-s. Jose do të shkojë në Khobar, ku luan Qadsiah, në fund të majit, si pjesë e një vizite të planifikuar për të parë klubin.
Nëse Mourinho do të transferohet në Lindjen e Mesme, ai do t’i bashkohet trajnerëve si Steven Gerrard dhe Nuno Santo, të cilët kanë kaluar në Ligën Pro Saudite nga Premier League.





