Jose Mourinho ka arritur një marrëveshje verbale për t’u bërë trajneri i ri i Al-Shabab, sipas raportimeve nga Arabia Saudite.

Mourinho u shkarkua nga Roma në fillim të kësaj jave, me verdhekuqtë që janë në vendin e nëntë në Serie A pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

Gjatë kohës së tij te Roma, Mourinho foli në mënyrë të përsëritur për mundësinë e menaxhimit të një dite në Ligën Saudite, pasi kishte refuzuar “ofertën më të madhe dhe më të çmendur që një trajner ka marrë ndonjëherë” për të qëndruar te Roma.

“Gjatë pushimeve, mora ofertën më të madhe dhe më të çmendur që një trajner ka marrë ndonjëherë në historinë e futbollit dhe e refuzova. E bëra këtë sepse u kisha dhënë fjalën lojtarëve të mi, ua kisha dhënë fjalën tifozëve dhe ia kisha dhënë fjalën pronarit të klubit”, tha Mourinho në tetor.

Oferta në fjalë thuhet se do ta kishte parë atë të fitonte 500,000 sterlina në javë për të marrë drejtimin e Al-Hilal, ekip qw tani e menaxhon Jorge Jesus.

Tani që Mourinho është pa punë, gazeta në pronësi saudite Asharq Al-Awsat po raporton se ai është në linjë për të marrë drejtimin e Al-Shabab.

Raporti thotë se Mourinho mbajti një takim në “Zoom” me drejtorin sportiv të Al-Shabab, Domenico Tite të enjten dhe se u arrit një marrëveshje që ai të bëhej trajneri i ri i klubit.

Mourinho ‘pritet të arrijë’ në Arabinë Saudite në ditët në vijim nëse marrëveshja mund të finalizohet.