Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit është ndjerë pak në siklet pasditen e sotme, pasi era e fortë ka shkaktuar një “incident” të vogël me fustanin e saj.

Kamerat e Balkanweb kanë filmuar momentin kur era ka bërë që deputetes demokrate t’i zbulohet këmba teksa ecte në rrugë. Megjithatë, Topalli ka vijuar rrugën e qetë në shoqërinë e koleges së saj Majlinda Bregu.