Partia Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, bëhet partia e parë që dorëzon në KQZ listat e kandiatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit.
Sot, është afati i fundit i lënë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të gjitha partitë që janë regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit, që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve. Afati përfundon në orën 23.59.
Mësohet se vetë kryetarja Jozefina Topalli në bazë të ndryshimeve në Kodin Zgjehdor, do të kandidojë njëkohësisht në 4 qarqe, në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.
Një emër surprizë nga lista e Topallit është emri i Dashamir Tahirit, ish-deputet i PDIU-së së Shpëtim Idrizit. Ky i fundit pritet të garojë në Qarkun e Vlorës.





