Jemi mësuar ta shohim gjithnjë të kuruar në çdo detaj, por fundjavat të japin liri dhe komoditeti ka më shumë rëndësi se çdo gjë. 

E ndodhur për të pushuar në vendlindje, Jozefina Topalli duket më e thjeshtë se kurrë. Nëpërmjet fotove të postuara nga vetë deputetja, vihet re një Jozefinë tjetër. 

Fotot janë realizuar dje, ku mesa duket Jozefina ka kaluar një ditë buzë liqenit të Shkodrës në Shirokë. Ajo duket si zakonisht në formë shumë të mirë, edhe pse këtë herë, fare e thjeshtë me një t-shirt dhe pantallona, fiks si për një shëtitje buzë liqenit.

“S’ka si Shkodra ime”, shkruan ajo përbri fotove.