DURRËS, 26 nëntor 2014 – Sot në datëlindjen e saj, deputetja Jozefina Topalli duket se është ndier paksa nostalgjike dhe ka udhëtuar në retrospektivë.
Ajo ka ndarë me të gjithë miqtë në rrjetin social Facebook, dy foto të hershme, për të cilat në kohë reale është komplimentuar nga mbështetësit e shumtë. Njëra foto tregon Jozefinën ende fëmijë të vogël, kurse tjetra Jozefinën nuse.






