Një nga nuset konkurrente sot në "Lufta e nuseve" në Tv Klan është edhe aktorja e mirënjohur e humorit, Rudina Dembacaj.​

Rudina ka krijuar një galeri personazhesh përgjatë viteve në spektaklet e humorit në Shqipëri. Por, ajo qëlloi në shenjë qysh në përpjekjen e saj të parë, kur imitoi Kryetaren e Parlamentit të asaj kohe, Jozefina Topallin.

Një surprizë e bukur ka ardhur për të nga vetë Jozefina Topalli, e cila shkoi ta takonte Rudinën teksa provonte fustanin e nuserisë. Rudina është ndjerë vërtetë e lumtur nga kjo surpizë e idhullit të saj. Ish-kryetarja e Parlamentit është shprehur se e vlerëson Rudinën si aktore dhe se e pëqen mënyrë se si ajo intepreton në rolin e "Zhozit".