Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Parma të Italisë, duke iu bërë thirrje atyre që të bëhen pjesë e ndryshimit politik në Shqipëri. Topalli i ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë, pasi vetëm kështu mund të sjellin ndryshimin që të gjithë duan.
“Vota juaj -u shpreh Jozefina Topalli- nuk është thjesht një e drejtë, por një detyrë patriotike”. Ish kryerja e Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuese e lartë politike gjatë kohës që Partia Demokratike ishte në pushtet, tha duke iu drejtuar emigrantëve në vendin fqinj se: “Shqipëria ka nevojë për zërin tuaj. Për herë të parë, diaspora shqiptare ka mundësinë reale të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë përmes votës. Kjo është një mundësi historike, jo vetëm për të zgjedhur drejtuesit tanë, por për të dhënë një mesazh të qartë: Shqiptarët, kudo që ndodhen, janë një komb i bashkuar, që kujdeset për atdheun”- tha ish kryetarja e Parlamentit.