Lidhja e Jozit me Xhoanën ishte padyshim lajmi që mori vëmendjen e të gjithëve. Influecerja dhe këngëtari nisën të përfliteshin për një raport, kur u panë në shoqërinë e njëri tjetrit.
Por pas pak kohësh duket se diçka ka ndodhur mes tyre. aktualisht, nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Jozi nuk e ndjek më Xhoanën, ndërkohë që kjo e fundit vazhdon ta ketë në listën e ndjekësve të saj. Një detaj tjetër që ka nxitur ndjekësit të flasin për një krisje të këtij raporti, është pikërisht fakti se një postim i Xhoanës, ku i ka bërë tag Jozit, nuk është shpërndarë nga ky i fundit.
Nuk dihet nëse mes çiftit është duke ndodhur një krisje, apo sapo i kanë dhënë fund këtij raporti, që u bë publik me shumë bujë. Lajmi është bërë i ditur pas postimit të fundit të Xhoanës në “Instagram Story”, ku ajo ndau për herë të parë një foto përkrah këngëtarit, më pas një foto të tij duke performuar në skenë.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se njohja mes tyre ka nisur menjëherë pas daljes së Jozit nga BBVA. Xhoana është parë në disa nga koncertet e tij, duke e mbështetur nga afër dhe ata janë fotografuar bashkë në ambiente të ndryshme publike.





