Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Jozit dhe Loredanës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, vetëm pak ditë para finales. Edhe pse një natë më parë modelja u betua se nuk do t’i fliste më këngëtares, ajo e theu premtimin dhe debati i tyre u rikthye me tone të larta.
Jozi akuzoi Loredanën se nuk ka qenë e sinqertë as 1% sa ai në këtë marrëdhënie, duke e quajtur atë një “femër toksike”, madje më shumë edhe se Egli – një tjetër banore e cila më herët është përfolur për sjellje të ashpra në shtëpi.
Në një bisedë të ngarkuar emocionalisht, Jozi e akuzoi Loredanën se i flet pas shpine dhe shoqërohet me persona që e kanë spiunuar gjatë lojës. Loredana e mbrojti veten, duke thënë se ka dhënë shumë sinqeritet dhe se gjithçka e bën sepse mendjen e ka te ai.
Debati kulmoi kur Jozi, mes lotësh dhe zhgënjimit, i tha Loredanës: “U shkatërrofsh, o Zot, u shkatërrofsh nëse nuk je e sinqertë”.