Ngjashmëria e frikshme e një hajduti me aktorin e njohur të serialit “Friends”, David Schwimmer, ka bërë që dyshimet e policisë për vjedhjen e një arke birrash në Britani të bien mbi këtë të fundit.
Zyrtarët në Blackpool publikuan pamjet filmike të njeriut që ka ngjashmëri të madhe me aktorin, i cili njihet për rolin e tij si “Ross” në një nga komeditë më të famshme që ka realizuar 10 sezone.
Aktori iu përgjigj videos së policisë me një postim në Twitter e Instagram ku i uronte oficerëve fat me hetimin, ndërsa shkruan: “Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në New York. I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit.”





