Ambasada Amerikane në Tiranë jep sot një lajm të mirë për të gjithë ata persona që janë me studime në SHBA, por që u ka skaduar viza amerikane.
Sipas njoftimit të ambasadës, nuk është e nevojshme të bëhet udhëtimi për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën nëse frekuentoni rregullisht universitetin tuaj edhe pse viza ju ka skaduar.
Njoftimi i ambasadës
Mbajtës të vizave studentore – Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë!





