Gjuha e luleve është një mënyrë tjetër e të komunikuarit. Me anë të saj mund të tregojmë ndjenja që jo gjithmonë mund t’i shprehim me fjalë, por që është e mundur t’i shprehim duke dhuruar një lule të caktuar.

Kësaj here kemi vendosur të flasim për gardenian, që është simbol i sinqeritetit. Ngjyra e bardhë e ëmbël e luleve të saj përcjell një imazh pastërtie dhe për këtë arsye është shumë e vlerësuar kur jepet si dhuratë.

Është lule e përshtatshme për t’ju dhuruar mikeshave ose personave për të cilët ndiejmë një afrimitet të veçantë, sepse ajo është simbol i miqësisë dhe solidaritetit.

Bukuria e rrallë e bën gardenian një dhuratë perfekte, të rafinuar dhe të përshtatshme për të arreduar ambientet e brendshme të shtëpisë dhe për t’i dhënë një prekje elegance ambientit ku jetojmë.

Shikoni në galerinë e mëposhtme se si kjo lule e veçantë aromatike është e përshtatshme për buqeta, për t'u mbjellë në kopsht apo edhe në vazo, nëse doni ta mbani brenda në shtëpi apo në ballkon.  

R.O.