Për të gjithë ata persona që janë ende të paqartë në lidhje me kuptimin e ngjyrave të simboleve, që po iu vendosen godinave të banimit të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, nga ana e grupeve të ekspertëve, “DurrësLajm” sqaron simbolikën e tyre si më poshtë:

Ngjyra e gjelbër tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm.

Ngjyra e verdhë tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe NUK është i banueshëm deri sa të riparohet.

Ngjyra e kuqe tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen. Për të gjitha objektet e klasifikuara me ngjyrën e kuqe do të ndërmerret një vlerësim më i specializuar për të përcaktuar nëse këto objekte do të shemben apo do të riparohen.

*Ky sqarim bëhet pas kërkesës së banorëve të ndryshëm në redaksinë e “DurrësLajm” për t’u informuar me simbolikën e secilës ngjyrë.