Deputeti Dashnor Sula është përfshirë në debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutuesve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.

Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje.

Spiropali: Deri te burri i dheut nuk e prisja, përmbahu te procedura.

Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera. Ne vetëm fjalën kemi.

Spiropali: Të kam parë nuk vishesh keq as ti zoti Sula.