Të gjithë e mbajmë mend Jurgen Kurtin, të riun që u arrestua me akuzën për vrasjen e të atiti, por më pas u shpall i pafajshëm pasi fajin e morri përsipër daja i tij Leonard Ristani, një akt i kryer për vetëmbrojtje. Pas kësaj ngjarje të ndodhur më 4 Prill 2016, Jurgeni është lakuar shpesh edhe për jetën luksoze që bënte. Ai merrej me bizneset e trashëguara nga familja, kryesisht me atë të pijeve alkoolike. Ai pëlqente jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta, që nuk ka nguruar t’i ndajë me miqtë në rrjetet sociale.

Kurti është shfaqur shpesh herë me makinë të markave të  njohura si “Ferrari”, Bentley”, “Benz” etj. Ndërsa në shoqërinë e të dashurës së tij ka vizituar vende nga më të ndryshme. Çfarë bën tani Jurgeni? Një nga djemtë më të famshëm të Tiranës vazhdon jetën e tij luksoze, udhëtimet në destinacione marramendëse, por nuk harron të bëjë edhe bamirësi. Vetëm pak kohë më parë ai bëri një gjest të tillë në shtëpinë e fëmijës në Durrës duke dhënë kontributin e tij. Dashuria nuk mbetet pas për të. Ai vazhdon dashurinë 4-vjeçarë me Enxhin, një bukuroshe që e shoqëron në shumë postime dhe udhëtime atë, ende bashkë pas shumë sfidave. Nga fotot dhe dedikimet që i bëjnë njëri-tjetrit ata duken një çift kaq i ëmbël dhe frymëzues.