Para dy ditësh në një video e filmuar tek rruga e Durrësit, dukej një e moshuar, e cila kaloi të vijat e bardha u godit me shishe. Ajo po kalonte rrugën tek vijat e bardha, duke respektuar shenjat e qarkullimit.
Por automjeti tip “Benz” me targa “AA 694 BB” duket se ka pasur me nxitim, pasi pasagjerja brenda tij e godet me shishe zonjën që po kalonte rrugën.
Publikimi i videos në fjalë ka bërë që edhe policia të reagojë.
Shkelja e bërë nga drejtuesi i automjetit, Gafur Kutriqi, iu përcoll Organit Administrativ Shtetëror, apo siç njihet ndryshe Komisionit të Policisë Rrugore për gjykim dhe masa që do merret varion nga 25.000-100.000 lekë të rinj.
Një punonjës policie ka dërguar një video ku duket momenti që makina lihet nga pronari deri në shlyerjen e masës që do i vendoset atij për shkeljen në fjalë.
Gjithashtu, polici ka edhe një mesazh për të gjithë shoferët, ku thotë:
“Jam i sigurt qe kjo nuk e shlyen ate sjellje ndaj nje zonje,nene,bashkeshortje apo gjysheje,por shpresoj qe ky ndeshkim te sherbeje si sinjal alarmi per shoqerin dhe perdoruesit e rruges,sepse kjo mund te ishte nena juaj,nena ime dhe nena e dikujt qe meriton sepaku nje frenim qe esht detyrim per ju,kur gjendet ne rruge dhe jo percmim apo gjuajtje me ctu vije permbare.
Nga nje punonjes policise rrugore Tirane”./JOQ/





