Rreth një vit më parë Nazime Visha la burgun për të vijuar jetën e saj. Në mars të vitit të shkuar 23-vjeçarja fitoi nga amnistia dhe sapo doli është shprehur se do të nisë menjëherë shkollën.
Tashmë, duket se Nazimja ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqeshi sërish.
"Bluetooth" mëson se Nazimja është martuar para pak kohësh dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj.
Pas daljes nga burgu ajo nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur, Fiqiri Muçës.
Kanë qenë fqinjët e të resë ata që kanë konfirmuar martesën e saj në Maqedoni. Burimet thonë se ajo nuk ka bërë dasëm, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria.