Eli Fara, një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar ka zbuluar një detaj të së kaluarës, i cili nuk ekziston më.

Bëhet fjalë për një nishan në faqe, të cilin nuk e fshihte në fillimet e karrierës.

Në një intervistë për "Një kat më lart", ajo ka zbuluar se heqja ka një histori më vete.

"Kur xhiroja klipet me regjisorin Pali Kuke në ‘97, ai ishte i pakënaqur me profilin. Nishani ndryshonte formën, filloi të zmadhohej, nuk kishte më bukurinë e fillimit. Që atëherë thashë nuk e dua më, si do t’ja bëj me këtë nishanin. Ishte koha e luftës në Kosovë dhe takoj një mjek të famshëm të Kosovës. Sa e takova më tha 'Sa herë të kam parë, kam thënë do t’ja heq nishanin’. I thashë edhe unë e kam në mendje por kam frikë. Më mbajti leksione duke më thënë që sa më parë ta heqësh aq më mirë bën se eviton problemin që mund të sjellë më vonë dhe pranova", u shpreh Eli.