Prej tre javësh një 29-vjeçari nga Sukthi, Durrës i është larguar nga shtëpia bashkëshortja.

Ditën e mërkurë, i riu E.Sh. i është drejtuar komisariatit të policisë së Durrësit për të bërë denoncimin përkatës.

Ai ka denoncuar pranë forcave të rendit largimin nga shtëpia të gruas së tij M.Sh. 33 vjeçe, por nuk dihet pse 29-vjeçari ka pritur kaq gjatë për të bërë kallëzimin për bashkëshorten.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, efektivët e policisë së Durrësit kanë nisur punën për lokalizimin e 33-vjeçares dhe kthimin e saj në shtëpi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.