Kryebashkiaku i ri socialist për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se në bashkinë që ai pritet të drejtojë procesi zgjedhor ishte shumë i rregullt.

Në një postim në Facebook, Ndreu shkruan se sfidon këdo që ka pretendime dhe helmon dynjanë me idiotësi.

“Asnje vote teper, pervec atyre qe kane marre pjese ne proces, asnje e numeruar teper as mangunt, as per kandidatet dhe as per keshillin. Procesi i Lezhes eshte nje model. Sfidoj kedo qe ka pretendime dhe helmon dynjane me idiotesi. Standartin tentuan ta prishin ca falanga punonjesish bashkie qe ndersa s’kane bere nje lek pune 4 vjet askund, ju pergjigjen SMS-se: ”Ju lutem mos me lini vetem” duke u instalu para qendrave te votimit, duke telefonu votuesit, dhe duke ushtru dhune verbale”, shkruan Ndreu.