Deputeti demokrat, Edmond Spaho iu ankua nënkryetares së Kuvendit për kohën që iu është dhënë për të folur në Kuvend.
Ai u shpreh se nuk i dalin 1.7 minuta për të folur në Kuvend, teksa e kundërta ndodh me kolegët e tij, që kanë më shumë kohë.
‘Në këtë seancë na jepet mundësia të diskutojmë se cilët janë shqetësimet në terren. Ju më jepni 1.7 minuta për të diskutuar, çfarë mund të them unë për aq.
Deputetët kolegë janë shumë të avantazhuar, marrin kohën e nevojshme, ne që jemi të pavarur jemi ndryshe, dhe muajin tjetër 1.7 do më veni. Ju po kategorizoni elektoratin. Të paktën të na jepni 5 minuta. ‘- tha Spaho.