Përfaqësues të 30 familjeve të mbetura pa shtëpi për shkak të realizimit të investimit për rrugët “Azem Hajdari” dhe “Vala e Detit” prrotestuan sot para bashkisë Durrës.
Të mbetur pa shtëpi prej gati 5 vitesh dhe pa bonus qiraje, këta banorë kërkojnë zgjidhje, sepse janë të lodhur nga ping-pongu institucional dhe problemet ekonomike.
2 rrugët për të cilat u prishën shtëpitë e qytetarëve protestues lidhin lagjen e re të Spitallës me pjesën tjetër të qytetit. Për shkak se banesat e tyre kanë qenë në proces legalizimi, ata deri më tani nuk kanë përfituar as paratë e shpronësimit dhe as banesa të reja.
Banorët patën mundësi të takohen me përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, që sot kishte planifikuar një “Ditë të Hapur”, në Bashkinë Durrës, për pritjen e ankesave të qytetarëve. Por hyrja në sallën ku do të zhvillohej takimi nuk ishte aq e lehtë.
“Po përpiqemi tani, po negociojmë që të fusim qytetarët brenda sepse zyrat janë të qytetarëve dhe taksapaguesit pikërisht për këtë punë paguajnë administratën, që t’I shërbejë dhe ne jemi në shërbim të tyre. ky duhet të jetë koncepti, që ne duhet të jemi në shërbim të tyre dhe jo të krijojmë barrier dhe mure që të mos lejojmë qytetarët, që minimalisht të shprehin ankesat e tyre”,- deklaroi Enio Haxhimihali, përfaqësues i Instotucionit të Avokatit të Popullit
Pas rreth gjysëm ore pritjeje, më në fund u mundësua hyrja e protestuesve në sallën ku do të mbahej takimi me Avokatin e Popullit, ku u plotësuan edhe formualarët përkatës me ankesat e qytetarëve.
M.B.





