Aktivistja e Shoqërisë Civile, Lorisa Ylli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas miratimit të buxhetit të vitit 2018 për Bashkinë e Durrësit paraditen e sotme.

Buxhet i cili kaloi pas votave të marra edhe nga opozita, konkretisht 4 vota nga LSI, 1 votë nga PR dhe 2 nga PDIU.

Duke iu drejtuar këshilltarëve të opozitës të cilët votuan pro buxhetit, Ylli shkruan:

Ju qe votoni pro buxhetit te Gjushit a e kuptoni se sa dem i beni komunitetit?! Si mund te votoni nje buxhet te dyte per Velieren nderkohe qe eshte pezulluar nga gjykata? Si mundet te votoni nje krim te dyte qe do i behet shkaterrimit tek Muzeu i deshmoreve nje nder zonat me te bukura arkeologjike? 
Nese ne 2017 qyteti po jepte shpirt nen kthetrat e Dakos per 2018 ju i dhate shtysen finale. Mos i thoni me Durres ketij qyteti se ska mbetur me asgje nga Durresi ! Nga sot ky eshte qyteti i vdekur, qyteti i betonit, qyteti i krimit. Ndryshojini emrin qytetit sepse nje injorance si kjo qe mer fryme sot ketu nuk mund te fshihet pas nje kulture durrsake te trasheguar brez pas brezi. Kriminele nga i pari tek i fundit.