Rreth 2,500 ha bujqësore të përmbytur është bilanci i deritanishëm në Sukth dhe Katund të Ri si pasojë e prurjeve të larta në lumin Erzen që ende vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat Juba/Katund i Ri dhe Rrushkull/Sukth, ku ka dalje të lumit.
842 është numri i banorëve të evakuuar, ndërkohë raportohet se hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë.
TË DHËNAT E DATËS 9 JANAR, ORA 12;30
Forcat dhe mjetet:
448 specialiste jane ne terren
Bashkia dhe ndërmarrjet -111 persona
Ukd- 80 persona
Policia Bashkiake -70 persona
Policia Shtetit- 70 persona
Oshe- 80 persona
Forcat e Armatosura – 37 efektivë
Në gadishmeri mjekët e familjes
842 banorë te evakuuar
299 pranë famijarëve
543 të akomoduar si më poshtë:
Kavalishenca: 251 persona
Shtëpia e Pushimit: 85 persona
Hotel FAFA : 178 persona (me gatishmëri për pritje të mëtejshme)
Hotel Bonita: 29 persona
Evakuimet neper struktura akomoduese sipas datave:
Date 6 janar: 251 persona
Date 7 janar: 105 persona
Date 8 janar: 163 persona
Date 9 janar (ora 3:00): 24 persona
Nga Drejtoria e Rezervave Shtetëtorore janë siguruar 700 pako ushqimore
Dëmet
2380 Banesa të verifikuara total
848 Akte konstatimi të mbajtura total
Procesi i verifikimit ne azhornim.
Janë raportuar 12 zona me rrëshqitje dherash.





