Juglindja është përfshirë gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit nga reshje bore, të cilat kanë qenë me intensitet mesatar në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Lëvizja e mjeteve në akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Kolonjën bëhet pa vështirësi.

Të qarkullueshëm normalisht janë edhe rrugët turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës ku trashësia e borës ka arritur deri në 7 centimetra.

Rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative në nivel qarku janë të hapura. Temperatura minimale është -6 gradë. Maksimalja gjatë ditës pritet që të arrijë deri në 6 gradë.