Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në emisionin “Kjo Javë” ka komentuar boshatisjen e plazheve të jugut në pikun e sezonit turistik, si shkak i çmimeve të larta.

Ministrja theksoi se “boshatisja e plazheve të Jugut është thjesht muhabet Facebook-u” dhe se:

“Deri në këtë pikë që jemi kemi një sezon të mbarë. Analizat përfundimtare do të bëhen në tetor apo nëntor, por shifrat janë shumë të mira deri tani, edhe po ti referohemi mediave të huaja. Jemi 40% më shumë vizitorë të huaj.

Gjatë kësaj interviste ajo theksoi se bregdeti, plazhi i Kavajës, Shëngjinit, Durrësit ka rezervime deri në shtator,.

“Është shumë mirë me rezervime, Ksamili, Himara, po ashtu edhe Vlora. Ka një situatë të mirë edhe Dhërmiu”, tha gjithashtu ajo.

Pamjet që tregojnë se jugu ka më pak pushues se në vitin e kaluar dhe krahasimet me çmimet?

Komente që bëhen në rrjet pa asnjë sondazh shifër, metodologji apo sistem. Facebook sokaku i madh i muhabeteve dhe unë nuk kam asnjë problem me këtë, unë i quaj muhabete. Unë flas për të dhënë që vijnë nga hotelieret”, tha ajo.