Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pasojë e një tërmeti 5.2 i shkallës Rihter.

Qendra për vëzhgim të tërmeteve në Turqi, Kandili, ka raportuar se tërmeti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja, provincë e cila është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit.

Si pasojë e dridhjeve të mëdha në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë disa muaj më parë, është raportuar të kenë vdekur më shumë se 50.000 njerëz.