Kur vjen puna tek intervistat pa dorashka, Jul Deda është një nder ta. Me atë mënyrën e tij të të përgjigjurit, ai është ngacmuar nga Turjan Hyska mbrëmë në Oktapod, në lidhje me Gentian Zenelajn. Turi i ka drejtuar pyetjen nëse është ndjerë më i tradhtuar nga Ermali apo Genti, duke qënë se të dy janë larguar nga show "Apartamenti 2XL".

Juli është shprehur se Genti është ai që e ka tradhtuar: “Genti është larguar në momentin më të keq, duke e lënë spektaklin përgjysmë. Ermali largimin e tij e ka komunikuar shumë kohë para se të lëvizte. Të lësh spektaklin përgjysme siç bëri Genti, do të thotë ta lësh tjetrin në baltë”.

Turi e ka ngacmuar më tej duke e pyetur sesi është ndjerë kur ka shkëputur kontaktet me dikë që kalonte shumicën e kohë, në mënyrë drastike.

Bën mirë që ma bën këtë pyetje, por Genti kështu ka qënë gjithmonë, me të papritura. Edhe sot e kësaj ditë, unë do të doja njëballafaqim me të, për të kuptuar arsyen se përse u largua ashtu”.

Momenti më kulmor i intervistës ka qënë kur Turi e pyet drejtpërsëdrejti nëse Juli do të ishte ndonjëhere në gjendje ta priste në besë Turin (duke qënë se Turi është autor i Apartamentit 2xl).

“Jo, dhe ti e di që unë i kam dhënë provat për këtë”. Ndërsa pyetjes, nëse ka cmim apo jo Jul Deda, ai i është përgjigjur në mënyrë të sinqertë duke thënë “po”.