Aktori Julian Deda është treguar vërtetë i ashpër në një status, në të cilin duket se e tejkalon rolin e komedianit. I pozicionuar politikisht në Partinë Demokratike, shkodrani i njohur për protagonizmin e tij në platformat sociale, është kapur sot me mbledhjen e veçantë të të rinjve socialistë. Nuk dihet se çfarë konkretisht e ka nervozuar kaq keq Julin, por me siguri formati alla “The Voice Of Albania” që FRESSH-i organizoi, duket të jetë frymëzimi për atë që shkruan:

“Reklamë per Talent Show…!

 

Nëse je nga 15 deri në 30 vjeç. Nëse ke talent të veçantë. Nëse di të vjedhesh bukur. Nëse di t'ja fusësh shokëve të tu dhe ata të mos e ndjejnë. Nëse di të bëhesh urë 21 orë në ditë pa u lodhur. Nëse je i gatshëm të jesh ushtar i bindur pa shtyllë kurrizore. Nëse di të japesh tendera pa konkurs. Nëse je çuni/goca e ndonjë funksionari të lartë në parti. Nëse vdes për Ramën dhe Taulantin. Nëse do më shumë partinë se Shqipërinë. Nëse ke dëshirë të pashtershme ta shkatërrosh vendin tënd. 
Atëhere apliko menjëherë në FresshVoice. Regjistrimet vazhdojnë…!”, shprehet Jul Deda në facebook, duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të ri të FRESSH.