Aktori i njohur Jul Deda, pas humbjes së babait të tij Zef Deda pak kohë më parë, i është bashkuar banorëve të “Big Brother VIP 3”, ku dhe ka zbuluar porosinë që Zefi i kishte thënë para së të ndahej nga jeta.

Aktori është shprehur se nëse Zef Deda do të ishte gjallë sot do e mbështeste me të dyja duart, ndërsa tregoi se para se të ndërronte jetë, i ati i ka thënë “mos ma prish fjalën, rri i qeshur”.

“Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai do më mbështeste me të dyja duart. Para se të ndërronte jetë, më ka thënë mos ma prish fjalën, rri i qeshur dhe unë atje do jem i qeshur sepse ishte dëshira e tij. Më ka marrë malli që ditën e parë kur ai iku nga kjo botë.”– tha Juli për të atin e ndjerë.

Ndërkohë kujtojmë se në shtëpisë i është bashkuar gazetari Drini Zeqo, gazetarja Ilnisa Agolli, astrologia Meri Shehu, modelja Rike Roci dhe ish-futbollisti Gabriele Mezini.