Aktori i njohur i humorit, Jul Deda, duket se është një djalë shembullor. Ai jo vetëm që ua bën qejfin prindërve me humorin që e karakterizon, por edhe kujdeset shumë për ta (ashtu siç do të duhej të bëntë çdo fëmijë për prindërit).

Së fundmi Juli ka postuar një foto me mamanë dhe babain e tij, aktorin e njohur Zef Deda, ku shkruan:

“Me dy njishat e mi në spital për kontroll. 
Kushtojini vëmendje prindërve. Shëndeti mbi të gjitha”.

Humoristi i “2XL”, ka dhënë kështu një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.