Aktori Jul Deda i ftuar mbrëmë në emisionin "360 Gradë" në Ora News, ka komentuar puntatën e fundit të "Xing me Ermalin", ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama dhe rrjeti shpërtheu ndaj moderatorit Mamaqi.

Deda i doli në mbrojtje kolegut të tij teksa deklaroi se inati masiv në rrjetet sociale ndaj Ermal Mamaqit, në fakt ishte shprehje indinjate kundër Edi Ramës.

"Ai cunam drejt Ermalit është pikërisht sondazhit kundër Ramës. Pra gjithë inatin e Ramës njerëzit ia shfrynë Ermalit. Është krejt e padrejtë them unë. Ne duhet të kuptojmë sa njerëz kanë inat Ramën dhe jo Ermalin, sepse Ermali bën një emision të tijin dhe nuk i jep askujt llogari. Siç unë nuk i jap llogari kërkujt se si e bëj skeçin tim. Inati është me atë për të cilin njerëzit sot kanë shumë për të thënë. Ky është kryeministri. Kundër kryeministrit jo shumë njerëz kundër mund të flasin."