Dasma e Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP” u shoqërua me momente romantike dhe një puthje pasionante mes çiftit, por ky organizim nuk shpëtoi pa u komentuar edhe jashtë shtëpisë.

Jul Deda, i cili ka qenë mjaft aktiv me reagimet e tij për dinamikat e këtij edicioni, e ka gjetur këtë moment për të lëshuar një thumb të drejtpërdrejtë ndaj nuses.

Përmes një postimi në InstaStory, aktori ka ndarë mendimin e tij duke shkruar: “Në Big Brother, kurrë mos thuaj kurrë, gjithçka mund të ndodhë. Prandaj duhet shumë kujdes ça nxjerr nga goja, pastaj gjykohesh.”
FOTO/ Jul Deda nuk e kursen thumbin ndaj Brikenës as në dasmë:

Ky reagim ironik vjen si një rikujtesë e një deklarate të prerë që Brikena kishte bërë në fillimet e spektaklit.

Në atë periudhë, ajo ishte shprehur me bindje të plotë se mes saj dhe Mateos nuk do të kishte kurrë asgjë.

Tashmë që ajo situatë ka ndryshuar tërësisht dhe dyshja përfundoi duke u “martuar” brenda lojës, Juli nuk ia ka kursyer këtë “kunjë”, duke vënë në dukje se sa shpejt mund të bien fjalët kur bëhet fjalë për një format të tillë.