Aktori Julian Deda, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka sulmuar kreun e kësaj partie, Lulzim Basha.

Teksa sjell në vëmendje deklaratën e Bashës për teatrin se "pa shkelur mbi trupin tim nuk bëhet", aktori shkruan në Facebook se kreu i opozitës nuk duhet besuar më.

"Nese dikush ju thote “pa shkelur mbi trupin tim nuk behet” mos i besoni, dijeni se e ka kot. Ka kohe qe nuk funksionon si shprehje. Ne politike ka deshtuar disa here, madje as per çeshtjen e Teatrit snuk. Me pak fjale eshte thjesht pordhe me rigon".