Së bashku me familjen Juli ka vendosur të qëndrojë larg të nxehtit të kryeqytetit dhe është nisur për në veri të Shqipërisë. 

Mbrëmjen e fundit e ka kaluar në shtëpinë e babait të tij, humoristit shkodran Zef Deda. Kjo gjë shihet nga foto e publikuar nga Juli në rrjetet sociale. Pasi sheh foton të vijnë ndër mend vitet e shkuara, teksa të kujton mbrëmjet e dikurshme shqiptare në ballkonin e shtëpisë, veshur me kanotiere.

Sot Juli duket se ka mbërritur në destinacionin e kërkuar. “Nëse ke vapë, nisu për Valbonë”, sugjeron aktori.  Humoristi ka postuar një foto ku shfaqet ai, me fëmijët, prindërit dhe bashkëshorten të akomoduar në një prej mjediseve të fshatit turistik. Me siguri kanë gjetur shumë gradë më pak sesa në Tiranë, apo Shkodër.