Julian Deda dhe Albano Bogdo janë zënë keq në një lokal në Tiranë. Ky lajm bëhet me dije nga Syri.net, që raporton se dy aktorët janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin në një nga baret kryesore në Tiranë.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përplasje të paprecedentë, por burimet thonë se dy aktorët kanë thënë edhe fjalët e fundit kundrejt njëri-tjetrit, në një përplasje që ndoshta mund të kishte degjeneruar edhe në konfrontim fizik. Syri.net tentoi të kontaktojë me dy aktorët. Ndërsa Albano Bogdo nuk i është përgjigjur thirrjes, Julian Deda është shprehur se nuk dëshironte të komentonte mbi një fakt të tillë. Por ai nuk ka mohuar aty për aty incidentin, duke lënë të kuptohet se dyshja e kryesore e humorit Apartamenti2XL është në krizë raporti.

Përplasja ka ndodhur para përgatitjeve te show-ut. Pritet që në ditët në vazhdim të hidhet më shumë dritë sa i takon kësaj përplasje të paprecedentë. Situata bëhet akoma më alarmante kur incidenti raportohet vetëm një ditë përpara premierës së parë të Apartamentit2XL që është këtë të martë në orën 21.00.