Aktori i njohur i humorit, Julian Deda dhe këngëtari Renis Gjoka i janë bashkuar protestës së studentëve para Kryeministrisë.
Ata kanë publikuar një foto së bashku në protestë dhe shprehen në mbështetje të studentëve.
"Ne jemi këtu me studentët", shkruajnë Deda dhe Gjoka në një postim në "Instagram".
Qindra studentë u mblodhën mëngjesin e së hënës (17 dhjetor) para Kryeministrisë ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.





