Jemi mësuar gjithnjë ta shohim duke bërë humor apo shaka në emisione të ndryshme televizive. Por sot është tjetër Jul, një Jul i ndjeshëm dhe i përkushuar ndaj pindërve dhe familjes.
Aktori Deda ka postuar sot një foto me babain e tij, aktorin e mirënjohur shkodran Zef Deda. Teksa e puth të atin, Juli ka shkruar edhe një mesazh që i vlen çdo fëmije dhe çdo prind do pëlqente ta dëgjonte.
“Prindërit kënaqen edhe nga ky veprim i thjeshtë dhe i pakushtueshëm. Mos u kurseni, dhurojuni atyre kënaqësi”, shkruan Juli, i madhi i dy djemve të aktorit.