Këngëtarja Juliana Pasha rrallë përfshihet në media duke mos dashur ta ekspozojë shumë jetën e saj private.
Megjithatë duket se këtë herë nuk ka rezistuar dot pa mohuar një lajm që ka qarkulluar për të. Sipas disa portaleve gjykuar nga një foto e saj me bashkëshortin, këngëtarja e njohur është në pritje të fëmijës së parë.
Por ka qenë vetë Juliana e cila ka shkruar me ironi se vetë nuk dinte gjë për këtë fakt, duke e mohuar këtë lajm.
"Lajmi paska marrë dhenë… unë s'di gjë. Ehh ç'më bëre o mëngjes i shijshëm, më bëre barkun…. (ja t'i pyes pak sa muajshe jam). Fake news",- shkruan Juliana përbri fotos së postuar në Instagram.